Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ministri i Brendshëm serb: Kosova shpall formimin e ushtrisë më 28 nëntor. Ne kemi skenarët tanë

Lapsi.al 17 November 2018
Ministri i Brendshëm serb: Kosova shpall formimin e ushtrisë më

Ministri serb  i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ekziston mundësia që administrata shtetërore në  Prishtinë më 28 nëntor, kur shënohet Dita e Flamurit, të shpall formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke komentuar lidhur me këtë mundësi, ministri serb ka thënë në televizionin shtetëror serb RTS, se një akt i tillë do të ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, dhe se pret të reagojnë në NATO dhe BE, si garantues të marrëveshjeve.

Prishtina po punon që ajo datë të jetë momenti i shpalljes së Ushtrisë edhe nëse kjo është në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloret e nxjerra dhe miratuara nga Prishtina marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 (Këshilli i Sigurimit të OKB-së) dhe  garancitë e NATO-s”,

“Nuk ka as mbështetje nga serbët për këtë”, tha Stefanoviç, duke shtuar se vetëm mundësia të ndodh një vendim i tillë shkakton shqetësim të madh të serbëve në Kosovë.

“Ministria jonë e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme dhe të gjitha shërbimet kanë analizuar të gjitha njohuritë që kemi në lidhje me këtë dhe kemi përgatitur disa skenarë të mundshëm që do të mund të ndodhin  dhe natyrisht përgjigjen e Serbisë, por mbi të gjitha ne duam të diskutojmë seriozisht me partnerët të cilët ishin garantues – NATO dhe BE, se një gjë e tillë të mos mund të ndodhë”, tha Stefanoviç.

Ai vlerëson se kjo është një çështje serioze dhe pret një përgjigje.

Ai gjithashtu tha se në takimin e djeshëm të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë shërbimet serbe kanë marrë detyra të caktuara, duke marrë parasysh paralajmërimin e formimit Ushtrisë së Kosovës dhe në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, në agjendën e së cilës do të jetë aplikimi i Kosovës për pranim, gjë të cilën e kundërshton Serbia.

/Telegrafi/

Të këshilluara

Italia dëbon shqiptarin e lidhur me ISIS

Një emigrant shqiptar nga Kosova, 23 vjeç është dëbuar nga territori italian për motive sigurie. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka firmosur dekretin e d...

10:04

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI