Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Tre të arrestuar/ Detaje nga operacioni i policisë te fisi Çapja në Elbasan

Lapsi.al 17 November 2018
Tre të arrestuar/ Detaje nga operacioni i policisë te fisi

Tre anëtarë të fisit Çapja janë arrestuar këtë të shtunë në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Report Tv raporton se arrestimi i tyre mësohet se ka ardhur si rrjedhojë e kontrollit të ushtruar të FNSH-së dhe policisë nëpër banesat e tyre. Anëtarëve të fisit Çapja mësohet se iu janë sekuestruar përgjatë kontrollit një armë të tipit pistoletë, fishekë dhe bombë me sahat.

Operacioni u ndërmorr pas atentatit me granatë që ju bë ditën e djeshme Albert Alterziut në Elbasan. FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që, po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera.

Fisi Çapja është i njohur dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan. Së fundmi Report Tv siguroi një dokument ku vërtetohej se Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se janë vendosur me trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë konkretisht për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.

Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI