Flash

Kombëtarja: Fundi pa lavdi i Christian Panucci-t

Lapsi.al 17 November 2018
Kombëtarja: Fundi pa lavdi i Christian Panucci-t

"Panucci ik" ishin thirrjet e degjuara në stadiumin "Loro Boriçi", të kuptueshme pas një serie negative rezultatesh, një goleade që nuk ndodhte prej 25 vjetesh brenda mureve të shtëpisë dhe një 0-4 të turpshme në mbyllje të Liges së Kombeve përballe Skocisë. Asgjë nuk mund të legjitimojë shkërmoqjen e kuqezinjve të Christian Panucci në ndeshjen deçizive: idiotësia e Mavrajt vetëm sa i lehtësoi rrugën Skocisë në parakalimin triumfal në Shkodër, sepse ndeshja kishte marrë ndërkohë tatëpjetën. Asnjë ide, as nga garda e vjetër e as nga të rinjtë: skuadra e italianit vetëm skuadër nuk është. E paaftë të mbrojë e pazonja të shënojë: vetëm dy në 8 ndeshjet e fundit, me 16 gola të pësuar. Për Panucci ishte ndeshja vendimtare. Presidenti Duka kishte kohë që e deklaronte, edhe pse italiani e shmangte si argument. Asnjë mungesë, sado e rëndësishme, nuk justifikon statistikat e tmerrshme të teknikut: 13 ndeshje në detyrë ku italiani mori vetëm tre fitore, dy barazime dhe 8 humbje. 2018 e Panucci është errësirë e plotë ku në 8 ndeshje nga të cilat 4 miqësore, kemi marrë vetëm fitoren kundër Izraelit dhe barazimin me Jordaninë. Ky ishte fundi i parashikuar i Panuccit, një lojtar i madh dikur, por ende jo trajner...

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI