Flash

Video / Kosova sheh kualifikimin dhe vazhdon ëndrrën

Lapsi.al 17 November 2018
Video / Kosova sheh kualifikimin dhe vazhdon ëndrrën

Kosova shkatërron Maltën dhe hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në Ligën C. 5-0 kanë fituar djemtë e drejtuar nga Bernard Challandes në sfidën e parafundit në Ligën D duke ruajtur vendin e parë në Grupin 3 me 11 pikë. Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në transfertë në kuadër të Ligës së Kombeve, një triumf që ka ardhur në "Ta 'Qali" falë golave të shënuar nga V. Muriqi (15) B. Kololli (70) D. Avdijaj (78) D. Avdijaj (80) M. Rashica (86.

Sfida e radhës e Kosovës do të jetë ndaj Azerbajxhanit të martën në "Fadil Vokrri". Një ndeshje delikate e cila do të përcaktojë edhe fituesin e grupit. Kosova do kualifikimin ne finalet e kampionatit europian dhe ndaj Azerbajxhanit do t'i mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun e Grupit 3. Ndërkohë sot skuadra azere ka fituar 2-0 ndaj Ishujve Faroe.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e parë ndaj Maltës. Vedat Muriqi i shërbyer nga Milot Rashica ka finalizuar në portën kundërshtare në minutën e 15 të takimit që po luhet në “Ta’ Qali”.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/k7/k7Je.mp4

Dyfishon rezultatin kombëtarja kosovare ndaj asaj malteze. Benjamin Kololli është autori i një super goli me parabolë të shënuar në minutën e 70′ për skuadrën e drejtuar nga Bernard Challande.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/eg/EGV6.mp4

Donis Avdiaj ka shënuar dy gola në dy minuta për Kosovën. Pas një vrapimi të shpejtë në kundërsulm, Muriqi shërben për Donis Avdiaj që ndëshkon në minutën e 78′ portën kundërshtare të boshatisur. Nuk kalojnë as 2′ minuta dhe Avdiaj shënon golin e katërt për Kosovën.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rk/rklp.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rk/rklp.mp4

Nuk ndalet Kosova, por thellon rezultatin në Maltë. Milot Rashica shënon nga distanca golin e pestë për të tijtë në minutën e 86′.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/lk/lkld.mp4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI