Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Eksploziv dhe dyshime për atentat, çfarë ka zbuluar policia në Elbasan

Lapsi.al 18 November 2018
Eksploziv dhe dyshime për atentat, çfarë ka zbuluar policia

Kanë dalë detaje të reja nga aksioni i policisë në Elbasan ku u prangosën Enver Çapja dhe Naim Gjuri.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, në banesën e 38-vjeçarit Gjuri u gjet 1.5 kg lëndë eksploziv bashkë me një mekanizim shpërthyes.

Për këtë ekspertët xhenierë po kryejnë verifikime, pasi mina ishte pajisur me aparat celular dhe ka dyshime se mund të përdorej në ndonjë atentat, shkruan Tv Klan.

Ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi, ndërsa uniformat blu vazhdojnë operacionin në rrugët e qytetit ku janë ngritur postblloqe.

Të njëjtat burime thanë se banesa e 38-vjeçarit Gjuri shërbente si bazë  për të mbajtur armatimin luftarak.

Ajo prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga agjentë të policisë.

Përveç minës me telekomandë, në banesë u gjetën edhe dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak si edhe një sasi e konsiderueshme monetare, shkruan Tv Klan.

Përveç dy të arrestuarve u shoqëruan në policie edhe 8 persona të tjerë që më pas janë lënë të lirë.

Burime pranë uniformave blu thanë se operacioni synon të godasë grupe të njohura kriminale në qytet si dhe për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI