Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Platforma e PD/ Basha flet me emra: Politikanët që do shkojnë pas hekurave

Lapsi.al 18 November 2018
Platforma e PD/ Basha flet me emra: Politikanët që do shkojnë pas

Sipas Lulzim Bashës, ashtu siç u miratua ligji për dekriminalizimin, edhe nisma e re e PD për vettingun në politikë do të miratohet. Sipas tij, politikanë që sot janë të lirë duhet të ishin prapa hekurave.

‘Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.

Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët’, tha kreu i PD-së gjatë fjalës së tij në Berat.

Basha u shpreh se nuk do të ketë kompromise lidhur me pastrimin e kuvendit nga politikanët e lidhur me krimin. Dekriminalizimi i zgjedhjeve, sipas kryedemokratit, nis me ndëshkimin e krimit elektoral.

“Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se: kthim në parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. 

“Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venecia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politokanët nuk ka për të patur.” - tha Basha, i cili shtoi se ata që bëjnë pakt për vota me kriminel, do përfundojnë në burg. Dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral, Edi Rama futi duart në zgjedhjet dhe këtë e dinë të gjithë si ne dhe miqtë ndërkombëtar, përfundoi ai.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI