Flash

A duhet të dorëhiqet Basha nëse humb zgjedhjet? Po koalicion me LSI? Flet Berisha...

Lapsi.al 19 November 2018
A duhet të dorëhiqet Basha nëse humb zgjedhjet? Po koalicion me

Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë intervistës përballë gazerit Ilir Babaramo mbrëmjen e së hënës në Report Tv se opozita duhet të testojë edhe më pas të vendosë për formën që do i çojë më të sigurt drejt fitores, në zgjedhjet e ardhshme.

I pyetur nëse Basha duhet të japë dorëheqjen nëse humb në zgjedhjet lokale, Berisha dha këtë përgjigje: “Çdo zgjedhje është një betejë. Rezultati është para së gjithash përgjegjësi e liderit. Vendimet që merr ai, janë atribut i tij. Por nuk thotë njeri që zgjedhjet s’janë përgjegjësi e tij. Pas çdo palë zgjedhje duhet bërë analiza. Se si do bëjë është në tagrin e tij. Çdo zgjedhje është e detyrueshme”, - tha ish-kreu i PD-së.

I pyetur për marrëdhëniet me Bashën, Berisha tha: “Unë jam i dorëhequr dhe s’kam më lidhje në drejtim. Konsultohet Basha herë pas here, sipas gjykimit. Nuk ka rëndësi për mua, është i lirë të marrë çdo vendim. Takohem zakonisht me të rregullisht”.

Në zgjedhje, PD-LSI bashkë apo me kandidatë më vete?

“Duhet të testojnë për formën që i çon më të sigurt drejt fitores. Zgjedhjet bëhen me testim, koalicion i pjesshëm, koalicion i plotë, varet. Gjithçka duhet të jetë në funksion të fitores së zgjedhjeve”, - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI