Flash

"Arbitri më premtoi dy penallti": deklarata shokuese e Berg pas Turqi-Suedi

Lapsi.al 19 November 2018
"Arbitri më premtoi dy penallti": deklarata shokuese e Berg pas

"Arbitri më premtoi dy penallti". Ky është zbulimi anormal i sulmuesit të Suedisë Marcus Berg për ndeshjen e luajtur të shtunën në Ligën e Kombeve kundër Turqisë. "Në fund të pjesës së parë protestova tek arbitri (rumuni Istavn Kovacs) për një 11 metërsh që nuk më kishte dhënë - ka deklaruar nordiku për 'Aftonbladet' - Mu përgjigj se do ti rishikonte pamjet dhe nëse do të kisha të drejtë, në pjesën e dytë...".

Në minutën e 25' të pjesës së dytë vetë Berg fitoi penalltinë, pastaj realizuar nga Granqvist, që i dhuroi suksesin Suedisë në Turqi e dënoi kombëtaren e shtëpisë në rrëzimin në Ligën C të Nations League. Federata turke - sipas Marca - është gati të prezantojë ankimimin tek Uefa. "Arbitri bëri atë që më premtoi? Mendoj se penalltia e sinjalizuar ishte në dritë të diellit, madje, mund të na kishte dhënë edhe një tjetër ", shtoi Berg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI