Flash

Basha kujton Olldashin në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta

Lapsi.al 19 November 2018
Basha kujton Olldashin në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokol Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Në një mesazh në rrjetet sociale, Basha shkruan: “Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli, i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, - shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në Twitter. Kujtojmë se Basha dhe Olldashi u përballën në garën për kryetar të PD-së në vitin 2013-të pas dorëheqjes së Berishës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI