Flash

Berisha: Rama bleu makinë të blinduar si e Gruevskit sapo erdhi në pushtet

Lapsi.al 19 November 2018
Berisha: Rama bleu makinë të blinduar si e Gruevskit sapo erdhi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” edhe arratisjen e Nikolas Gruevskit. Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-kryeministri tha se edhe Edi Rama ka vepruar njëlloj si GRuevski.

“A e dini se pse u dënua Gruevski? Sepse ka importuar një makinë të blinduar. Kur unë erdha në pushtet, gjetëm në kryeministri një Benz të blinduar të lënë nga Meta apo Nano, nuk e di. Por, udhëheqësit e huaj kërkonin një makinë të blinduar. Edhe ne e blemë një makinë të blinduar për parkun e delegacioneve. Ajo makinë nuk ka hyrë në kryeministri asnjëherë, përveç se me miq. Edi Rama spo erdhi në pushtet mori makinën e blinduar të parkut të delegacioneve. Më pas ai bleu një makinë të blinduar identike si Gruevski”, - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI