Flash

Pako e dyshimtë tek makina e kreut të Hekurudhës, reagon policia e Durrësit

Lapsi.al 19 November 2018
Pako e dyshimtë tek makina e kreut të Hekurudhës, reagon policia

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas lëndës së dyshuar eksploziv tip artizanale që u gjet afër makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi.

Paisja në fjalë u zbulua rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking makinash.

Sipas policisë, rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse, ndërkohë po hetohet rreth ngjarjes.

Njoftimi: 

Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI