Flash

Vrasja në Bllok/ Ndryshon masa e arrestit për Ervis Martinajn

Lapsi.al 19 November 2018
Vrasja në Bllok/ Ndryshon masa e arrestit për Ervis Martinajn

Gjykata e Apelit vendosi të lerë në arrest me burg pa afat biznesmenin Ervis Martinaj.

Treshja gjykuese kryesohet nga gjyqtari Hysni Demiraj ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila kishte vendosur për herë të dytë ndaj tij, masën e arrestim burg me afat 30 ditor ndaj Martinajt.

Ndaj Ervis Martinajt rëndojnë akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale, falsifikimit të dokumentave, fshehjes së pasurisë, dhe organizimit të lojërave të paligjshme. Këto akuza ka ngritur Prokuroria për Martinajn.

Martinaj u arrestua pas ngjarjes së muajit të kaluar në ish-bllok, ku një mik i tiji mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos, pas një përplasjeje me armë me shtetasit Ervin Mata dhe Mervjol Billo. Këta të fundit janë ende në kërkim nga policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI