Flash

Aktorët i bashkohen protestës te 'Astiri': Rama është diktator, do hajë kokën

Lapsi.al 20 November 2018
Aktorët i bashkohen protestës te 'Astiri': Rama

Banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë vijuar protestën e tyre edhe sonte për të 17-ën ditë me radhë. Në mbështetje të tyre kanë shkuar dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe artistë që kanë marrë pjesë gjithashtu në protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Aktori Neritan Licaj kërkoi nga banorët që të mos tërhiqen, pasi asgjë nuk kanë cfarë ju bëjnë. Ai tha se Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën.

“Mos u tundni nga vendi se nuk kanë çfarë t’ju bëjnë. Kemi të bëjmë me një pushtet anti kombëtar.  Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën. Do i mblidhemi tek Kryeministria dhe do flasë si Rikardi i tretë ‘një kalë, një kalë’. Qëndroni se asgjë nuk kanë për t’ju bërë. E kanë ditën e shkurtër”- tha aktori Neritan Licaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI