Flash

Alex Sandro tremb Juventus: "Dëshiroj të luaj në Premier League"

Lapsi.al 20 November 2018
Alex Sandro tremb Juventus: "Dëshiroj të luaj në Premier

Alex Sandro frikëson Juventusin. Mbrojtësi brazilian, duke folur në konferencën për shtyp që nga tërheqja me ekipin kombëtar para sfidës me Kamerunin e Seedorf, foli për të ardhmen e tij duke pohuar dëshirën për të luajtur në Angli: "Një ditë do të doja të luaja në Premier League", tha ai duke shtuar: "Për momentin jam shumë i lumtur në klubin ku luaj dhe në kampionatin ku luaj".

"Tani dëshira ime është të vazhdoj ku jam, sepse jam shumë i lumtur", ka thënë anësori brazilian, i cili përfundon kontratën në qershor të vitit 2020 dhe që është veçanërisht i vlerësuar në Angli, ku Manchester City dhe Chelsea mbi të gjitha e kanë vënë në shënjestër prej kohësh.

Që nga ardhja e tij nga Porto te Juventus në verën e vitit 2015, Alex Sandro është bërë një pikë e fortë e ekipit të Massimiliano Allegri, i cili e ka mbajtur gjithmonë pavarësisht ofertave milionere që kanë ardhur në Torino, por për më shumë se një vit lojtari i kërkon Juventusit një përmirësim të kontratës (momentalisht merr 3 milionë, por agjenti i tij do të donte 5) që po vonohet të vijë dhe klubet angleze mund ta garantojnë atë. "Një ditë, në të ardhmen, do të doja të luaja në Premier", tha ai dhe e ardhmja mund të mos jetë aq larg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI