Flash

Salillari, Ramallari dhe tre milonë rrota …ari

Lapsi.al 20 November 2018
Salillari, Ramallari dhe tre milonë rrota …ari

Monika Kryemadhi ka lëshuar sot një apel në protestën e Unazës së re, që kompania Salillari dhe Edi Rama të mos guxonin të prishnin shtëpitë e banorëve. Ajo shtoi, aty për aty, se kjo firmë ndërtimi rrugësh “po i merr të gjitha, që mos u ngoptë inshalla” (poshtë lapsi.al).

Kryemadhi godet firmën Salillari: "Mos u ngoptë se i mori të gjitha"

Pavarësisht se Salillari mund të ketë qenë njësoj i pangopur edhe në kohë të PD edhe në kohë të LSI-së, e shkëputur nga sfondi kohor, ideja se ai po i rrëmben të gjitha duket e drejtë.

Tani, me dokumenta ne kemi të vërtetuar se tenderi 40 milionë eurosh i Unazës së re është zhvilluar me një garë fiktive, ku një ndërtues i vetëm, "Vëllezërit Hysa", ka marrë pjesë në konkurimin e tre loteve të kësaj rruge, gjithsej 2.2 kilometra, duke zhdukur çdo lloj ndershmërie (poshtë lapsi.al).

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

Natyrisht, këtu gjithkush mund të dyshojë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Gjithëkush mund të hamendësojë, po ashtu, se sa miliona euro mund të ishin kursyer nga një tender i drejtë dhe se si ato mund t’i kishin kompensuar të gjithë banorët që sot po flaken në rrugë.

Pra, siç shikohet, deri këtu ironia është therrëse.

Nga njëra anë kemi Rilindjen, që tregohet dorëlëshuar me klientët e saj, të cilët fryjnë faturat e tenderave fiktivë, e që bëhet cingune për dëmshpërblimet e qytetarëve të mjerë që do t'u shembë shtëpitë.

Në anën tjetër kemi LSI-në (pa përjashtuar këtu edhe demokratët) që u bën thirrje ish klientëve të saj, që tani po punojnë me Ramën: “Boll, se nuk u ngopët”!

Por, kulmi i kulmeve të kësaj balloje me maska gjendet diku tjetër. Atë e zbulova papritur duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhjet e kompanisë Salillari me pushtetet e ndryshme politike. Dhe imagjinoni ç’më doli para syve. Një video e botuar nga ERTV (shiko videon poshtë), ku Edi Rama shfaqej në rolin e bamirësit. Ai kishte qenë disa muaj më parë në Marikaj të Vorës, ku si kryeministër i një vendi të begatë, paskësh zbuluar një familje në skamje.

Natyrisht, kryeministrit që i digjet shpirti për të varfërit (ky qe një nga slloganet e ardhjes së tij në pushtet në 2013) nuk mund ta duronte këtë. Prandaj ai ndërmori një nismë. T'i ndërtonte shtëpinë asaj familjeje dhe të punësonte kryetarin e saj.

Këto premtime, të bëra realitet, duken edhe në videon e transmentuar në ERTV. Shtëpia po ndërtohet dhe i zoti i saj tashmë ka veshur jelekun e punës në një firmë ndërtimi.

Por, po t'i shikosh pamjet me kujdes, vëren një tallje shembullore. Ai burrë i ngratë është punësuar tek Salillari dhe shtëpinë e tij po e ringre nga e para po kjo firmë. Pra e njëjta që nga Monika akuzohet se po rrëmben gjithçka, nga Edi reklamohet si bamirëse.

Me një llogari të thjeshtë, del se shtëpia e Marikajt po ndërtohet me një thërrmijë nga milionat që “tepruan” nga tenderi zemërgjerë i Unazës së re, i cili po hedh në rrugë të madhe së paku 317 familje.

Dhe këtu sarkazma mbërrin kulmin.

Sepse, loja politike me kundërshtarët që akuzojnë njëri- tjetrin se po vjedhin me të njëjtët klientë, në këtë moment cek fundin.

Pas saj, po hymë në një fazë të re, ku këta oligarkë që kanë bërë namin edhe majtas edhe djathtas, shiten si vlera. Motoja e kësaj fabule është e thjeshtë: ne ju fusim thikën deri në palcë, por ama nuk ju lëmë të vdisni për bukën e gojës. Ne jemi ata që zhysim në xhepa paratë e qindra familjeve që u prishen shtëpitë, por publiku duhet të na njohë si bamirës të të varfërve.

Pikërisht kjo është faza terminale e një procesi të kahershëm degjenerimi. Ndërsa për vite me radhë "salillarët" e kanë bërë emrin e tyre të rimojë me të gjithë liderët, që i kanë lënë vendin njëri- tjetrit, tani, në kohën e dyshes Salillari-Ramallari, po kërkohet që kësaj lidhjeje t'i jepet edhe një tis fisnikërie. Jemi në pikën kur grabitësit po tentojnë të hiqen edhe si bamirës, duke i trajtuar tre milionë shqiptarët e tjerë si idiotë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Për sa shiten opozitarët Ramës?

Menaxhimi i padinjitetshëm që Ilir Meta i bëri “krisjes” institucionale për çështjen Lleshi ka hedhur edhe njëherë hije të forta dyshimi për parimësinë e qëndri...

16:56

Parisi, njohja e dinjitetit të Kosovës

Një rrëfim i pasigurisë politike po e bën Kosovën të damkosur dhe të papërgjegjshme. Kjo gjuhë po e bën popullatën më të pjekur politikisht sesa elita e saj pol...

19:49

Sandër Lleshi si një PPP banale

Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo ...

16:53

Edhe "Shqiponja" nën këmbët e Edi Ramës

Heqja e Shqiponjës natën, në fshehtësi, fotografimi i rrëzimit të saj për ta përdorur për gallatë në rrjetet sociale, vetëm sa tregon se autorët vërtetë kanë pu...

17:05

Zgjedhjet amerikane/ Rrënjosja e trampizmit

Demokracia “vdes në errësirë”. Kjo është deviza që gazeta Washington Post mbant të shkruar poshtë titullit të saj, që nga koha kur Donalld Trump u zgjodh presid...

14:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI