Flash

Duka: Rezultati i kthen besimin skuadrës, Panuccit nuk i kam thënë asgjë

Lapsi.al 20 November 2018
Duka: Rezultati i kthen besimin skuadrës, Panuccit nuk i kam

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka ndalur të komentojë fitoren e sotme të Shqipërisë ndaj Uellsit. "Rezultati ishte pozitiv, pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës".

Lidhur me takimin me trajnerin Panucci përpara ndeshjes, kreu i FSHF-së tha: "Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajnerin e ekipit, për të marrë rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve, nëse i kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te çunat, nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim".

Janë rikthyer lojtarët me eksperiencë:  "Sot, ato që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan. Në ekipin kombëtar, duhet të jetë në fushë ai që është më i miri në moment".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI