Flash

Video / Fitore krenarie e Shqipërisë: Në mbrëmjen kur pritej Bale, vendosi Balaj

Lapsi.al 20 November 2018
Video / Fitore krenarie e Shqipërisë: Në mbrëmjen kur pritej

Një fitore për trajnerin e lajmëroi Mërgim Mavraj në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe në "Elbasan Arena" Shqipëria luftoi për një fitore 1-0 në miqësoren me Uellsin. Me shumë mungesa, por po me aq dëshirë për të dhënë mesazhin e kthesës, pas disfatës me Skocinë dhe dështimit në Ligën e Kombeve.

Shqipëria ndoshta nuk bëri lojën e shkëlqyer, por bëri lojën e ndryshuar, duke hequr dorë nga aventura dhe duke iu kthyer kujdesit. Një fitore krenarie, një fitore që i jep frymëmarrje gjithë ambjentit, e më shumë se të gjithë teknikut Christian Panucci.

Ndoshta pa Gareth Bale Uellsi nuk është aq i frikshëm, e pa Ramsey edhe më shumë. Por edhe kur dy yjet ishullorë shkelën fushën e Elbasanit asgjë nuk ndryshoi. Në vend të sulmuesit të Real Madrid, Bale, ndeshjen e vendosi Balaj.

Një penallti, e fituar nga Xhaka dhe e realizuar nga Balaj në minutën e 58' Panucci mori përgjigjen se grupi është me të. Tifozët munguan, një pjesë e mirë e tyre, por ata në stadium mbështeten kombëtaren dhe në fund pushtuan fushën, duke treguar sa fort i kishte munguar suksesi.

Liga e Kombeve është e arkivuar, por kjo fitore mund të jetë shenja se do të përjetojmë një fushatë eleminatore krejt ndryshe e është ajo që shpresojmë të gjithë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/IhwmTuqt61KmpsCadMEr_20_f59f147454bd14545ff42914df3011fa_video_720p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI