Flash

Projekti: Shqipëria e Greqia do të lidhen me hekurudhë

Lapsi.al 20 November 2018
Projekti: Shqipëria e Greqia do të lidhen me hekurudhë

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje që kanë shumë çështje për të zgjidhur me njëra-tjetrën, por teksa politika po vonon të firmosë marrëveshje si ajo e “Paktit për detin” apo “Ligjin e Luftës”, në pah ka dalë një projekt bilateral.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë dy vendet dhe do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec. Ky investim madhor ka qenë edhe temë e diskutimet “Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”, që u mbajt dje në Kostur, raporton Top Channel.

Mësohet se nga programi i nisur në Kostur do të studiohen nevojat e transportit për infrastrukturë shtesë dhe do të vlerësohet zgjidhja optimale.

Sipas Protothema, më pas do të propozohen alternativat me kosto më efektive për projektin që financohet nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri.

Ndërkohë, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Thanos Bourdas theksoi rëndësinë e këtij projekti pasi është pjesë e rrjetit Trans-Evropian.

“Linja e re Follorina-Kastoria-Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI