Flash

Shqipëria, kundër Uellsit pa Ndoji, Gjimshiti e Binakun të dëmtuar

Lapsi.al 20 November 2018
Shqipëria, kundër Uellsit pa Ndoji, Gjimshiti e Binakun të

Shqipëria është gati për miqësoren me Uellsin, që do të luhet sonte në Elbasan Arena në orën 20.00, e që duhet të shënojë edhe pikën e kthesës, duke qenë se pikërisht aty nisin planet për fushatën eleminatore drejt kampionatit europian, mundësia e dytë, por e vetmja e mbetur për të kërkuar kualifikimin.

Kuqezinjtë duhet të kalojnë tronditjen psikologjikë të pësuar nga disfata me Skocinë dy ditë më parë në Loro Borici, por për teknikun Christian Panucci dëmtimet vazhdojnë të jenë problem kryesor. Tre futbollistë të tjerë kanë lënë qendrën e grumbullimit pas dëmtimeve të pësuar në 0-4 me Skocinë.

Emanuele Ndoji, Berat Gjimshiti dhe Egzon Binakunuk do të jenë mes alternativave të italianit për të përballuar britanikët. Qendërmbrojtësi i Atalantës ka pësuar një traumë kundër skoczëve dhe që në momentin e zëvendësimit u kuptua se vështirë se do të mund të ishte në fushë të martën në Elbasan Arena. Edhe Binaku, që ishte alternativa më e besueshme në të majtë nuk do të jetë, duke e bërë gjithnjë e më të mundshme një formacion me tre mbrojtës.

Rikthimi i Elseid Hysaj i jep mundësinë Veselit të kalojë në qendër në vend të Gjimshitit, Basha do të jetë zgjidhja për dëmtimin e Nojit, ndërsa mbetet për tu parë tashmë varianti taktik i Panuccit kundër Uellsit, duke qenë se tekniku pranoi se futbolli ofensiv ishte një ide e gabuar…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI