Flash

Vuçiç reagon për arratisjen e Gruevskit: Kishte kaluar nga Shqipëria...

Lapsi.al 20 November 2018
Vuçiç reagon për arratisjen e Gruevskit: Kishte kaluar nga

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pas një heshtje të gjatë.

Në një intervistë për mediat, Vuçiç ka folur për arratisjen e Gruevskit nëpërmjet vendkalimit kufitar Horgosh (Serbi-Hungari).

Vuçiç tha se Gruevski më 11 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim në shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi.

‘Gruevski më 12 nëntor para orës 22.30 nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas ka hyrë në Hungari nëpërmjet vendkalimit Horgos, ku është identifikuar me letërnjoftim  dhe leje qarkullimi të marrë nga Shqipëria’, është shprehur Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste mediatike.

‘Më 13 nëntor, në orën 19:35, Interpoli i Shkupit ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Çfarë prisni ju?

Të arrestonim njerëz për të cilët nuk ka kërkim? Pse s’ka pasur një urdhër arrest ndërkombëtar’,- është përgjigjur Vuçiç pas pyetjes se pse nuk ishte ndaluar Gruevski.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI