Flash

F1/ Rikthimi i madh: 7 vjet nga përplasja e tmerrshme Kubica zbret në pistë

Lapsi.al 21 November 2018
F1/ Rikthimi i madh: 7 vjet nga përplasja e tmerrshme Kubica zbret në

Robert Kubica ia doli: do të kthehet të garojë në Formula 1. Piloti polak, në fakt, do të jetë piloti zyrtar i Williams në Botërorin e ardhshëm. Shtatë vjet nga aksidenti i tmerrshëm në Rally në Andora, lish-piloti i Renault ka arritur qëllimin e tij. Në skuderinë e Grove, do ti bashkohet George Russell. Mungon vetëm zyrtarizimi, që, me shumë mundësi, do të bëhet në Abu Dhabi në konferencën për shtyp të programuar nesër.

https://www.youtube.com/watch?v=VAupu4eQmL8

Pas shtatë vjetësh dhe një punë të lodhshme, shumë sakrificash, operacionesh dhe një vullneti të hekurt, Robert Kubica është gati të realizojë ëndërrën e tij, të kthehet të garojë në Formula 1. Një përrallë e vërtetë, pas aksidentit që i dëmtoi keq krahun e majtë ("Është në 70%", deklaroi së fundmi).

Pas një viti si pilot i tretë, test e shumë xhirove me simulator me të dhëna shumë të mira: Ëilliams ka vendosur ta promovojë duke parë atë që ka shfaqur. Këmba e djathtë ende e nxehtë e kondicioni fizik, një nga dyshimet e mëdha të vigjiljes, duket e mirë. Përralla e Kubica në F1 ka fund të lumtur.

https://www.youtube.com/watch?v=vCYIB1tmYkg

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI