Flash

5 ditë pushim, qeveria gëzon ata që punojnë në shtet

Lapsi.al 21 November 2018
5 ditë pushim, qeveria gëzon ata që punojnë në shtet

Qeveria cakton datën e premte 30 nëntori ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti, thuhet në vendimin e sotëm të qeverisë i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shkak është bërë fakti se 28-29 Nentori që janë festa zyrtare dhe ditë pushimi zyrtare i takojnë të jenë të mërkurën e të enjten. 30 nëntori i bie e premte, më pas 1 - 2 dhjetori janë pushimi i fundjavës.

Kjo tregon se administrata do të pushojë 5 ditë javën tjetër.

Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Pritet që edhe shkollat ta zbatojnë këtë vendim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI