Flash

Basha: Kur të vijmë në pushtet do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë

Lapsi.al 21 November 2018
Basha: Kur të vijmë në pushtet do të anulojmë ligjin

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në një takim me studentë në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”. Gjatë bisedës me ata ai tha se kur PD të vijë në pushtet do të ketë rritje të buxhetit për arsimin dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi për t'u arsimuar pavarësisht shkallës ekonomike. Ndër të tjera Basha tha se do të anulojë ligjin për arsimin e lartë që miratoi qeveria 'Rama'

“Do ta anulojmë ligjin për arsimin e lartë, do ta dyfishojmë buxhetin për arsimin e lartë. Nëse do të kisha një mundësi për të shtuar buxhet, unë do të shtoja tek arsimi i lartë, pasi nga aty nis gjithçka. Ne do të mundësojmë çdo të riu dhe të reje shqiptare që të ndjek studimet e larta, pa marrë parasysh buxhetin e familjes së tij. Po ashtu kemi dhe programin e stazheve të punës për 10 mijë të rinj. Për një vit do të ketë një punë me 300 mijë lekë të paguara nga shteti”, tha Basha.

Të këshilluara

Transferohen 7 grevistët e burgut të Burrelit

Grupi prej 7 të burgosurish në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, të cilët ishin futur në grevë urie për shkak të kushteve të këqia në këtë institucion të vu...

19:17

Digjet makina e 24 vjeçarit në Durrës

Mesditën e sotme një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen 8 të Durrësit. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinës, ndërsa sipas policisë mjeti ësht...

17:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI