Flash

Boks/ Anthony Joshua konfirmon luftimin me Deontay Wilder ose Tyson Fury në 2019

Lapsi.al 21 November 2018
Boks/ Anthony Joshua konfirmon luftimin me Deontay Wilder ose Tyson Fury në
Kampioni i boksit, Anthony Joshua, ka unifikuar titujt e peshave të rënda në 22 luftime dhe tani synon të bëhet kampioni i padiskutueshëm në vitin e ardhshëm. Wilder dhe Fury do të përballen mes tyre në një duel epik për titullin kampion bote në versionin WBC, në Los Angeles në 1 dhjetor. Fituesi i kësaj ndeshje të madhe është sfiduar të luftojë me Joshua menjëherë, me stadiumin Wembley që është programuar për në prill 2019. AJ zotëron brezat e IBF, WBA dhe WBO, por bën të qartë se është i uritur të ketë në koleksionin e tij edhe brezin WBC të Wilder. Postimi i Joshua në Tweeter nuk lë dyshime: "I kam unifikuar titujt dy herë në 22 ndeshje. Më shihni teksa bëhem Kampion i Padiskutueshëm i Peshave të rënda në 2019! Qendro i uritur." 29-vjecari britanik, është duke kaluar një periudhë relaksi në Xhamaika, por fotot në Instagram tregojnë se Joshua i është kthyer stërvitjes, me dëshirën për ta organizuar ndeshjen e tij të ardhshme sa më shpejt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI