Flash

Fatmir Mediu kundër Bashës: Prania ime në parlament, shpresë për opozitën

Lapsi.al 21 November 2018
Fatmir Mediu kundër Bashës: Prania ime në parlament, shpresë

Megjithëse është futur në kuvend falë listave të PD dhe jo votave të veta. Fatmir Mediu nuk qëndron dot gjatë jashtë kuvendit.  Edhe pse e ka mbështetur bojkotin e opozitës, kreu i Partisë Republikane, thekson se prania e opozitës në Kuvend është e nevojshme, për t’u dhënë shpresë qytetarëve, “Opozita duhet të jetë në Parlament për të ndërtuar shpresën e këtij vendi. Duhet t’i kthejmë besimin shqiptarëve. Qëndrimi ynë aktual ka të bëjë me disa çështje që e kanë të nevojshme këtë vendim. Por personalisht mendoj se duhet të jemi në Kuvend”, u shpreh Mediu ne 'Top Talk' në Tch, duke theksuar se kjo s'ka të bëjë me emrat që janë në Kuvend, por me përfaqësimin e njerëzve që besojnë tek opozita. Prej disa muajsh deputetët e opozitës, po bojkotojnë Kuvendin, e po shkojnë në limite të djegies së mandateve, duke e kushtëzuar praninë në Parlament me vettingun në politikë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI