Flash

FMN: Të anulohet ulja e taksave, kujdes me koncesionet

Lapsi.al 21 November 2018
FMN: Të anulohet ulja e taksave, kujdes me koncesionet

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandoi dje qeverisë të heqë dorë nga ulja e taksave dhe përjashtimet, madje të anulojë edhe ato që tashmë janë miratuar.

Deklarata u bë nga përfaqësuesi i misionit të FMN, Jan Kees Martijn, në mbyllje të vizitës në Shqipëri për diskutimet konsultuese vjetore sipas nenit IV. “Duke pasur parasysh mungesën e hapësirës fiskale, i nxisim fort autoritetet të mos shtojnë ulje, përjashtime apo trajtime preferenciale tatimore ad hoc dhe të konsiderojnë anulimin e atyre të miratuara tashmë. Ato e bëjnë më të komplikuar dhe më pak të parashikueshëm sistemin tatimor, çka cenon si klimën e investimeve, ashtu edhe mbledhjen e tatimeve. 

Gjithashtu, e mirëpresim progresin e reformës së taksës mbi pasurinë e paluajtshme dhe fillimin e pritur të kadastrës fiskale në janar 2019. të vlerësimit Fuqizimi i mëtejshëm i bazës së të dhënave dhe i metodikave do të jenë të rëndësishme për ta rritur transparencën dhe për ta mbështetur vënien në zbatim të këtij sistemi nga autoritetet tatimore vendore”, u shpreh përfaqësuesi i misionit të FMN-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se kontratat e shumta koncesionare kanë rritur riskun fiskal dhe për këtë qeveria duhet të rrisë kapacitet të tjera për investimet.

“Rritja e shpejtë e Partneriteteve Publike Private (PPP) i ka rritur risqet fiskale, çka kërkon përmirësime të tjera shtesë në kuadrin për investimet publike. Është thelbësore të fuqizohet planifikimi dhe realizimi i investimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes, përfshirë qeverisjen vendore dhe qendrore, si edhe ndërmarrjet shtetërore dhe të shumëfishohen përpjekjet në drejtim të arritjes së maksimizimit të vlerës. Brenda investimeve publike, stoku i PPP-ve është duke u zgjeruar.

Relacioni i buxhetit 2019, përveç stokut aktual të PPP-ve prej 31 për qind të PBB-së (nga të cilat rreth 23 për qind të PBB-së koncesione në sektorin e energjisë), paraqet projekte potenciale PPP-sh të kufizuara në 15 pikë përqindje”, thuhet në deklaratën e FMN-së. Ndërkombëtarët vlerësuan rritjen ekonomike të vendit, por rekomanduan rritje të qëndrueshme me qëllim uljen e emigracionit.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka ndjekur prirjen rritëse vitet e fundit, ndërkohë që vendi ka përfituar nga reformat e zbatuara dhe nga zgjerimi ekonomik i partnerëve të saj tregtarë europianë. Në të njëjtën kohë, mbetet shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe që të dobësojë shtysat për emigracion”, thuhet në deklaratë. /panorama

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI