Flash

Rama për televizionin gjerman: Jam Kryeministri më i mirë mes artistëve (VIDEO)

Lapsi.al 21 November 2018
Rama për televizionin gjerman: Jam Kryeministri më i mirë mes

Televizioni  gjerman ARD i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani me punimet e tij personale. Ekspozita është hapur në qytetin e Rostockut. Duke folur për ARD, Rama s’e ka shmangur modestinë, duke u shprehur se ai mbetet kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri.

“Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte asgjë. Diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Tani jam Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave, në Shqipëri.  Unë jam artisti më i mirë në rrethin e kryeministrave dhe Kryeministri më i mirë në rrethin e artistëve”, thotë Rama.

Më tej në reportazh kryeministri shqiptar flet edhe për jetën e tij personale, duke shfaqur imazhe me bashkëshorten Linda dhe djalin Zaho. Ekspozita është hapur më 17 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar. Kjo nuk është ekspozita e parë e Ramës. Në këto 5 vite si kryeministër, ai i është prezantuar gjithashtu botës edhe si një piktor shëtitës, me ekspozita në disa vende të ndryshme.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI