Flash

Shqipëria përpara me Panuçin: Presidenti Duka e konfirmon dhe tregon arsyen përse...

Lapsi.al 21 November 2018
Shqipëria përpara me Panuçin: Presidenti Duka e konfirmon dhe

Ajo që u diktua në fjalët e teknikut të kombëtares, Christian Panucci, në përfundim të ndeshjes miqësore me Uellsin, konfirmohet tashmë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka: Shqipëria do të vazhdojë të ketë trajner italianin Panucci, të paktën deri në përfundim të fushatës eleminatore të Euro-2020, sipas kontratës së lidhur mes palëve një vit më parë.

Në një intervistë për TV Klan, numri 1 i futbollit në vend ka konfirmuar teknikun në krye të skuadrës si dhe ka dhënë arsyet e kësaj zgjedhje, në kohën kur gjithcka fliste kundër ish-mbrojtësit të Real Madrid, Milan e Inter: “S’është koha për vendime të nxituara. Panuçi ka të mirat e të këqijat e veta. S’kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare. Ne mbetemi një skuadër modeste, dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset e Europianit”.

Në kohën kur mungesat kanë qenë pika kritike e një performance të dobët të Panuccit në krye të kombëtares kuqezi, që u mbyll me disfatën e shëmtuar në Ligën e Kombeve dhe humbjen e turpshme me Skocinë 0-4 në Loro Borici, presidenti Duka gjen edhe gjëra pozitive në një vazhdë ndryshimesh taktike e organike, ku në pjesën më të madhe janë shfaqur lojtarë, që më pas janë harruar, ose fshirë nga lista: “Stafi ka pasur kohën e mjaftueshme për të bërë eksperimente le të themi. Kemi fituar lojtarë si Ismajli apo Uzuni. Besoj se skuadra është konsoliduar dhe në mendjen e stafit se çfarë duhet bërë dhe si duhet

bërë".

Takimin e shumëpërfolur, atë që edhe Panucci e citoi pas ndeshjes (më tha gjëra që më gëzuan, por janë gjëra që do ti mbaj për vete, sepse janë personale dhe nuk kam ndërmend ti them), e ka sqaruar Duka, si gjithnjë duke shmangur argumentet direkte, e duke lënë që gjërat më shumë të kuptohen: "Diskutuam me trajnerin pas ndeshjeve zyrtare dhe miqësore për ato gjëra që mund të mos jenë bërë mirë dhe që mund t’i korrigjojmë për të ardhmen. Flas në pikëpamjen organizative, pasi nga pikëpamja teknike nuk është se unë mund ta ndihmoj atë".

Kështu, një 2018 e tmerrshme për italianin, që natyrisht e ka pranuar gjatë gjithë kohës, duke qenë se edhe faktet janë kokëfortë: 9 ndeshje nga të cilat 5 miqësore, kemi marrë vetëm fitoren kundër Izraelit, këtë kundër Uellsit dhe barazimin me Jordaninë (dy të fundit miqësore). Në total, italiani ka drejtuar kuqezinjtë në 14 ndeshje, ku ka arritur vetëm katër fitore, dy barazime dhe 8 humbje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI