Flash

Transportuan emigrantë nga Shqipëria drejt Britanisë, burgosen trafikantët shqiptarë

Lapsi.al 21 November 2018
Transportuan emigrantë nga Shqipëria drejt Britanisë, burgosen

Dy burra shqiptarë janë burgosur për 8 vite për kontrabandimin e emigrantëve shqiptarë në drejtim të Britanisë së Madhe.

Feim Vata, 32 vjeç, dhe Xhemal Baco, 24 vjeç, të dy me banim në Broadway u dënuan të mërkurën nga gjykata e Canterbury për emigracion të paligjshëm.

Një hetim i përbashkët midis autoriteteve britanike dhe franceze zbuloi linjën e trafikut të emigrantëve nga Franca me gomone drejt bregut në Kent të Britanisë.

Çifti u arrestua më 20 tetor, pasi Baco u pa duke transportuar me gomone gjashtë emigrantë shqiptarë nga Franca, ndërsa në Kent pritej nga Vata.

Hetuesit besojnë se ata e kishin bërë udhëtimin të paktën tre herë, duke përdorur një shishe të vjetër plastike për të shpëtuar varkën.

Detektivi Clair Trueman tha: "Është e mahnitshme që askush nuk vdiq gjatë transportit jashtëzakonisht të rrezikshëm. Kur i ndaluam emigrantët, ishin të lagur dhe kishin ftohtë, pasi udhëtuan në një gomone të mbingarkuar dhe pa jelekë shpëtimi apo pajisje navigimi dhe në errësirë totale.

Të këshilluara

Digjet makina e 24 vjeçarit në Durrës

Mesditën e sotme një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen 8 të Durrësit. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinës, ndërsa sipas policisë mjeti ësht...

17:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI