Flash

Flet policja e plagosur: Isha në rreshtin e dytë, kapsolla më ra në qafë kur...

Lapsi.al 22 November 2018
Flet policja e plagosur: Isha në rreshtin e dytë, kapsolla më ra

Efektivja e plagosur Ina Nuka, ka folur sot për Top Channel, për situatën që ka ndodhur në protestën ku ajo humbi gishtat e njërës dorë nga shashka që i plasi në dorë.

“Quhem Ina Nuka. Jam lindur në Peqin dhe banoj në Tiranë. Kam mbaruar studimet e larta te sportet. Pas sporteve kam bërë shkollën e policisë. Për një vit e gjysmë kam punuar te komisariati numër 3 me patrullat dhe prej 6 muajsh punoj në drejtorinë e Tiranës me forcat e posaçme “Shqiponja”.

Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën që ka disa ditë që vazhdon. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, - tregon Nuka. ©LAPSI.al 

[video width="1120" height="664" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/ina.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI