Flash

Flet pronari i furgonit të kapur me drogë: Makinën e kam shitur, por s'kisha bërë noterinë

Lapsi.al 22 November 2018
Flet pronari i furgonit të kapur me drogë: Makinën e kam shitur,

Ilir Dauti, pronari i kompanisë fasoneri në emër të së cilës ishte regjistruar furgoni i kapur me drogë në Qafë Thanë ka folur për News 24.

Ai tha se furgonin e ka shitur por akoma nuk është bërë noteria pasi personi që e ka marrë nuk kishte paratë.

“Personi që do blinte furgonin, nuk kishte paratë, ndaj nuk bëmë aktin noterial. Për shitjen e furgonit kemi bërë akt marrëveshje me personin. Likuidimin do ta bënte në fund të vitit, atëherë do bënim edhe kalimin e pronësisë”, ka thënë Dauti.

Ai u shpreh se shoferi që drejtonte furgonin, ishte vëllai i personit që e ka blerë.

“Ky person nuk dinte që vëllai ia kishte marrë furgonin. Nuk më erdhi mirë që u përmend emri im në këtë ngjarje. Furgoni i përket kompanisë tonë, por nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Përmendja e emrit tim është në kundërshtim me ligjin, kanë abuzuar me mua”, u shpreh pronari i fasonerisë.

Dauti shtoi se furgoni kishte te shkruar edhe emrin e firmës tjetër që e kishte në përdorim.

“Sot isha në polici dhe më thanë që nuk përfshihesh në hetim. Personi që ka në përdorim furgonin e pranon edhe sot që e ka blerë furgonin. Puna në kompaninë time vijon normalisht, pasi kjo s’ka asnjë lidhje”, deklaroi pronari i fasonerisë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Një 56-vjeçare këmbësore është aksidentuar për vdekje në Fushë-Krujë. "Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku mjeti tip Benz me drejtues shtetasin ...

10:33

Goditen 3 grupe kriminale shqiptare në Itali

Antidroga italiane e Policsë së Breshias ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm fazën e fundit të operacionit të koduar Boca, akronim i fjalës Breshia Operacion Krimin...

09:43

Moti, nis përmirësimi i përkohshëm

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë e cila do të kushtëzojë p...

08:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI