Flash

FOTO/ Erion Veliaj gjen një mënyrë të shfaqet edhe ditën e protestës

Lapsi.al 22 November 2018
FOTO/ Erion Veliaj gjen një mënyrë të shfaqet edhe
E hëna ka qenë një ditë e vështirë për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës nuk pati mundësinë të shfaqej në ekranet e TV-ve për shkak të një proteste që u zhvillua para parlamentit nga banorët e Unazës së re. Në një situatë të tillë, Veliaj nuk shpërndau për mediat asnjë material duke mbjellë pemë apo duke ndezur dritat e Vitit të Ri në ndonjë tjetër cep të Tiranës. Por kreu i bashkisë e gjeti një mënyrë për të rënë në sy. Nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale, Veliaj ka ripostuar në profilet e tij në Facebook, Tëitter apo dhe Instagram të gjitha komentet e bëra nga Rama për protestën. Dhe siç ëhtë zakon disa portale apo dhe TV i bënë lajm komentet e Veliajt online. Duke ditur sa rëndësi i kushton Veliaj rrjeteve sociale duhet thënë se edhe këtë të hënë Veliaj nuk na mungoi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI