Flash

Hueyda El Saied: E nisa ditën duke qarë

Lapsi.al 22 November 2018
Hueyda El Saied: E nisa ditën duke qarë

Prej vitesh Hueyda El Saied jeton në Luksemburg bashkë me djalin e saj dhe rikthimi në Shqipëri nuk është një opsion për të. Pavarësisht se ajo e viziton shpesh vendlindjen dhe mban kontakte me njerëzit e saj, këto gjëra nuk i heqin mallin.

Gjatë rrugës për në punë, këtë të enjte bëri një video-live me ndjekësit e saj në Instagram ku iu përgjigj disa prej pyetjeve.

Një prej ndjekësve i shkruante përse flet shqip, duke qenë se ajo ka origjinë sudaneze dhe prej kohësh nuk jeton në Shqipëri.

Hueyda El Saied tregon se shqipja është gjuha e saj, gjuha e nënës dhe ajo kurrë nuk preferon të jetë një ndër ta që me të shkuar jashtë vendit mundohen të bëjnë sikur e harrojnë shqipen.

Në një tjetër video, Hueyda emocionohet nga malli që ndjen për atdheun e saj dhe njerëzit që ka lënë këtu.

“Unë Shqipërinë nuk e mbroj, unë Shqipërinë e ndjej. Ndoshta ngaqë jam larg, më merr malli. Ndoshta ngaqë aty kam gjyshen, kam tezen, kam të afërmit dhe miqtë e mi. Më mungoni vërtetë”, shprehet ajo para se të mbyll videon.

Më pas ajo vendos të rikthehet për t’u thënë mirupafshim ndjekësve:

“E fillova ditën duke qarë falë jush. Ju puth fort”.

Të këshilluara

Asli dhe Murat Boz, sërish bashkë

Lajmi se çifti i njohur i aktorëve, Murat Boz dhe Asli Enver vendosën ti jepnin fund lidhjes së tyre tronditi fansat. Tek të gjithë prisnin një datë të cerem...

11:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI