Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ibrahimovic një jetë sfidash: nga frustrimi i Capellos, tek plakja e Premier sudezin e ndalon vetëm...gruaja

Lapsi.al 22 November 2018
Ibrahimovic një jetë sfidash: nga frustrimi i Capellos, tek plakja e

Në një intervistë të gjatë për 'BBC', Zlatan Ibrahimovic është rrëfyer 360°, por pa e përmendur asnjëherë të ardhmen. Kampioni suedez është një nga ato që ka jetuar përmes sfidave, madje kjo e ka bërë që të shtyhet përpara drejt objektivave të rëndësishëm. Me një karrierë brilante, e një karakter frymëzues shtatlarti me origjinë boshnjake ka dominuar fushën, kudo ku ka luajtur, vetëm se fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë. "Tek Juventus mësova të shënoja gola - ka shpjeguar Ibra - Capello më thoshte: 'Dëgjo, këtu jemi në nivele të larta, duhet të bësh mirë dhe je një sulmues, kështu që duhet të bësh gola. Nëse nuk e bën, nuk kemi nevojë për ty'.

Frustrimi i trajnerit të Juventus e përndoqi nga java e parë në Tornio, deri kur u largua nga bardhezinjtë në 2006. "Cdo ditë - pranon Zlatan - për 30 minuta duhet të provoja të godisja portën. Doja të shkoja në shtëpi sepse isha i lodhur e nuk doja më të godisja, as të shihja portën e portierët. Por dëgjoja gjithnjë atë ulërimën ‘Ibra!’. E dija cdo të thoshte. Godisja e godisja, mirë, keq, por në fund u bëra një makinë. Nuk e kam refuzuar kurrë një sfidë, vij nga planeti Zlatan".

Transferimi në Angli, pasi dominoi Francën dhe Parisin, ndoshta nuk ishte në moshën e duhur për një futtboll fizik si në ishull. Kjo bëri shumë njerëz skeptik, por i dha motiv Ibrahimovic të bënte diferencën: "Mendonin se isha i vjetër, por 35 vjec e bëra unë Premier League të dukej e plakur: mu deshën tre muaj për ti treguar të gjithëve kush isha. Tek Manchester u ndjeva si Benjamin Button (personazhi i filmit që rinohet me kalimin e viteve), po bëhesha më i ri. Pastaj fatkeqësisht u dëmtova".

Në fund të intervistës, Ibra zbulon një të vecantë të jetës së tij familjare, sepse edhe sulmuesin e madh është dikush që e ndalon. "Gruaja ime nuk më lejon të vendos foto të miat në shtëpi. Thotë se mjaft flitet për mua e nuk do të më shohë edhe nëpër mure, i mjafton të më shohë në jetën private. Në shtëpi kemi një foto të këmbëve të mia: është një kujtesë për familjen time, se ishin ato këmbë që krijuan gjithcka. Sigurisht, janë të shëmtuara estetikisht, por kujt i intereson. Kemi për të ngrënë falë atyre këmbëve".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI