Flash

Lubonja: Rama, grabitësi i vërtetë i pronës

Lapsi.al 22 November 2018
Lubonja: Rama, grabitësi i vërtetë i pronës

Analisti Fatos Lubonja deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se grabitësit e vërtetë të pronave nuk janë banorët e Unazës së Re por kryeministri Edi Rama.

“Këtu kemi një shtet, ku policia, prokuroria, parlamenti, janë një bandë e përbashkët që përdoren për të grabitur njerëzit. Këtu ai na del dhe akuzon disa njerëz dhe thotë që kanë grabitur tokën, por nuk është e vërtetë.

Rama ua grabit tokën atyre me këta horrat që ka. Po na grabit ne duke bërë kilometrin me 20 milionë euro dhe po na grabit ne pasi do u paguajmë dhe bonusin e qerave për 3 vite.

Banorët duhet të shkojnë të protestojnë tek Prokuroria të nxjerrin nga zyra Arta Markuan se ata “Vëllezërit Hysa” janë të kallëzuar”, - u shpreh Lubonja.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI