Flash

VIDEO/ Nga George W Bush dhe Erdogan te Edi Rama, liderët e qëlluar me këpucë

Lapsi.al 22 November 2018
VIDEO/ Nga George W Bush dhe Erdogan te Edi Rama, liderët e qëlluar me

Në 14 dhjetor 2008 një akt i paprecedentë do të mbetej në histori. Gazetari irakian Muntadhar al-Zeidi qëlloi me këpucë presidentin amerikan George W. Bush në vizitën e tij të parë në Irak. Ai u dënua fillimisht me 3 vjet burg, por u lirua përpara se të mbushte 9 muaj.

Prej tij gazetari u frymëzuan edhe shumë aktivistë të tjerë, madje u shpik edhe një lojë në internet ku mund të qëlloje presidentin amerikan me një këpucë. Nga ajo kohë numërohen dhjetëra raste të goditjes së liderëve me këpucë. Për të mbërritur te Edi Rama këtë të hënë, të tillë sulm kanë përjetuar më parë edhe miq të tij si Tony Blair, Recep Tayyip Erdoan, Giorgos Papandreou, etj.

Në 20 dhjetor 2008 protestuesit në Kanada hodhën këpucë mbi posterin e George Bush përpara ambasadës amerikane.

Po atë ditë gazetari ukrainas Ihor Dmitriv qëlloi me këpucë një politikan vendas pas komenteve të tija seksiste.

Në 12 janar 2009, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva pa që fluturonte një këpucë drejt tij në një miting të mbajtur në São Paulo.

Në 2 shkurt 2009, një protestues gjerman hodhi këpucën e tij kryeministrit të Kinës, Wen Jiabao gjatë një fjalimi në universitetin e Cambridge.

Në 5 shkurt 2009, ambasadori i Izraelit në Suedi u qëllua me këpucë nga një protestues ndaj asaj që po ndodhte në Gaza.

Në 7 prill 2009, me këpucë u qëllua nga një gazetar edhe ministri i brendshëm i Indisë.

Në 4 nëntor 2009, ish-kryeministri australian John Howard u qëllua me këpucë nga disa studentë në një fjalim në universitetin e Cambridge.

Në dhjetor 2009, gazetari Al-Zaidi që goditi presidentin Bush u godit nga një tjetër gazetar në Paris me këpucë.

Në shkurt 2010, një 26-vjeçar kurd i flaku një këpucë kryeministrin turk Recep Tayyip Erdoğan në Sevilla të Spanjës.

Në 5 shtator 2010, aktivistë kundër luftës hodhën vezë, shishe dhe këpucë ndaj kryeministrit britanik Tony Blair në një inaugurim libri në Dublin të Irlandës.

Në 11 shtator 2010, një protestues i nevrikosur qëlloi me këpucë kryeministrin grek Giorgos Papandreou në Selanik.

Në 25 tetor 2010, një aktivist qëlloi me këpucë në një studio televizive kryeministrin australian John Howard.

18 dhjetor 2017, kryetarja e LSI-së në Tiranë Monika Kryemadhi qëlloi me të dyja këpucët kryeministrin Edi Rama në sallën e Kuvendit. Në të dyja rastet doli huq, por edhe ajo shkruan emrin në listën e gjatë të kësaj mënyre proteste.

Këtë të enjte sërish kryeministri Edi Rama u qëllua me këpucë, por sërish shpëtoi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI