Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Detaje të frikshme për vrasjen e Freitas: autopsia tregon shkakun e vdekjes

Lapsi.al 23 November 2018
Detaje të frikshme për vrasjen e Freitas: autopsia tregon shkakun e

Dalin detaje të reja rreth vrasjes së tmerrshme të Daniel Freitas, 24 vjecari mesfushori i Sao Bento i gjetur pa jetë në një pyll të Sao Josè dos Pinhais, në shtetin brazilian të Paranà. Pas autopsisë mbi trupin e lojtarit është zbuluar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e goditjes me thikë në qafë: "Prerja parciale e qafës ka qenë shkaku i vdekjes - ka thënë në konferencë shtypi drejtori i Institutit mjeko-ligjor Paulino Pastre - por nuk është e mundur të përcaktohet nëse është tredhur ndërsa ishte ende gjallë apo jo ".

Për vrasjen e tmerrshme të ish-futbollistit, policia braziliane ka ndaluar fermato e ka vënë nën akuzë shtatë të dyshuar, mes të cilëve ekzekutorin e krimit, Edison Brittes Junior, që ka rrëfyer se e ka vrarë lojtarin sepse ky kishte tentuar të përdhunojë gruan e tij, Cristiana Brittes, edhe ajo e arrestuar.

Autoritetet lokale nuk kanë gjetur asnjë konfirmim për këtë version dhe e vetmja gjë e konfirmuar është se Freitas ishte në dhomën e gjumit të gruas ndërsa ajo flinte dhe ka bërë disa foto që i ka shpërndarë me disa miq përmes WhatsApp. Ish-futbollisti ndodhej në shtëpinë e Brittes për të marrë pjesë në datëlindjen e 18 të vajzës së ciftit, edhe ajo e ndaluar, dhe u zbulua në dhomën e gjumit të gruas nga i shoqi, që pasi e plagosi për vdekje e transportoi me makinë deri në zonën e pyllit ku u gjet në 27 tetor. Trupi i ish-futbollistit u gjet i gjymtuar, tredhur dhe me shenja evidente torturash.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI