Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Juventus, në skuadrën me pesë lojtarë, portier është...Dybala: nuk vonon edhe sfida...

Lapsi.al 23 November 2018
Juventus, në skuadrën me pesë lojtarë, portier
Dybala-Pjanic-Bentancur-Douglas Costa-Ronaldo. Aspak keq si skuadër futbolli me 5. Sigurisht do të ishte problemi i portierit, por me aq shumë talent mund edhe të zgjidhet me variantin e vjetër të “portierit lëvizës”. Faqja zyrtare e klubit bardhezi ka nxjerrë një foto, që po qarkullon në profilet e lojtarëve të përfshirë dhe që po bën shumë të flasë për vete, duke qenë se mes pesë kampionëve të futbollit askush nuk është portier. “Aspak keq si skuadër futbolli me 5”, është komenti që shoqëron foton. Nuk kanë faj në fakt, por bardhezinjtë kanë marrë edhe sfidën e parë. "L84", skuadra e futbollit me 5 torineze, që është në vendin e 8° të kampionatit A2 i ka bërë propozimin kurajoz pesëshes së Juventus: “Miqësore?”... I ka pëlqyer sic duket kjo lloj zbavitje argjentinasit të Juventus, Paolo Dybala, që, përmes faqes së tij zyrtare, është gati ta pranojë sfidën. Vetëm se sulmuesi ka qartësuar se nuk do të behët fjalë për mënyrën e vjetër të portierit me rotacion. Joya ka zgjidhur dilemën duke hedhur kandidaturën: “Kë të vendosim në portë? Jam unë!”. Formacioni është gati, miqësorja po ashtu...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI