Flash

Qëlloi me këpucë Ramën, Prokuroria kërkon burg për protestuesin

Lapsi.al 23 November 2018
Qëlloi me këpucë Ramën, Prokuroria kërkon burg për

 

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën 'arrest me burg' për protestuesin Dorjan Protoduari, i cili një ditë më parë qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama teksa ai ndodhej në Spitalin e Traumës, për të vizituar policen e plagosur.  Të njëjtën masë sigurie prokuroria ka kërkuar edhe për Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari, Amarildo Sinanajn dhe Shpati Bilbilaj. Gjatë kohës kur kryeministri Rama shkoi në spital, ata lëshuan thirrje: "Turp turp" dhe 'qeveri e krimit'. Gjatë protestës para parlamentit u plagosën 3 protestues dhe 12 oficerë policie.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI