Flash

Unaza e Re/ Basha paralajmëron protestën e radhës

Lapsi.al 23 November 2018
Unaza e Re/ Basha paralajmëron protestën e radhës

Lulzim Basha deklaroi se protestat e banorëve të Astirit do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen deri sa e drejta e tyre të fitojë.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha tha se në orën 5 të pasdites, qytetarët e Astirit do të jenë sërish në protestë dhe bashkë me ta do të jetë dhe vetë ai.

‘Banorët e Astriti sot në orën 5 do të jenë në protestë. Unë do të jem bashkë me ata. Do të ngrihemi me këta njerëz edhe sikur padrejtësia të kufizohet vetëm me këta.

Po mos prisni se atëherë do të jetë shumë vonë, kur padrejtësia t’ju vijë tek dera’, deklaroi kreu i PD-së në konferencën për mediat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI