Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Gabuan në rastin e golit, Xhika e Atanda nën akuzë. Gega: "Nuk e humbi portieri ndeshjen"

Lapsi.al 23 November 2018
Video/ Gabuan në rastin e golit, Xhika e Atanda nën akuzë. Gega:

Një gol pas vetëm nëntë minutash lojë dhe një humbje që mund ta rrëzojë Partizanin nga vendi i parë. Pa Alban Hoxhën të dëmtuar nuk mund të ishte njësoj dhe Xhika ka peshën e tij në rastin e golit të Tomislav Busic. Një vendosje e gabuar e portierit të dytë të të Kuqve i ka dhënë mundësinë goditjes së fortë, por qendrore të kroatit, të kalojë vijën e portës.

"Duhet të kishte bërë një performancë më të mirë Xhika - tha tekniku Skënder Gega pas ndeshjes -, por nuk është asnjëri perfekt. Nuk ishte Xhika që e humbi ndeshjen, e humbi gjithë ekipi".

E në fakt, nuk është vetëm gabimi i portierit, sepse edhe qendërmbrojtësi nigerian Atanda ka humbur kohën dhe duelin me shtatlartin kroat, në krosimin milimetrik të Kale. "Atanda e nisi me gabim - tha tekniku kryeqytetas -. E kisha këshilluar të kishte kujdes. U përmirësua në pjesën e dytë, por i tillë është futbolli. Atanda dhe Belica janë pika të forta. Gabojnë si të gjithë të tjerët".

Gega ka mbrojtur lojtarët, duke marrë përgjegjsitë mbi vete, por në fakt, në një ndeshje të ekuilibruar vendosin gjithnjë episodet dhe këtë herë ishin në disfavor të Partizanit edhe sepse në portë mungonte kapiteni...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI