Flash

FOTO+VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me 2 viktima dhe një të plagosur në Nikël

Lapsi.al 24 November 2018
FOTO+VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me 2 viktima dhe një të plagosur

Lapsi.al ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë me dy të vdekur të shënuar pasditen e së shtunës në Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 në fshatin Bura të komunës Nikël. Sipas policisë lokale mësohet se një automjet tip furgon ka humbur kontrollin dhe pasi ka dalë nga rruga është përmbysur.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit I.Malja, i cili mendohet se ka pasur probleme shëndetësore dhe pasagjerja L.Malja. I plagosur në gjendje të rëndë është një fëmijë 10 vjeç i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve. Policia që shkoi në vendin e ngjarjes tha se po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik. ©LAPSI.al

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/aksidenti.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI