Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Ferri i Monumental - Boca nuk dëshiron të luajë, shtyhet për në 23.15

Lapsi.al 24 November 2018
Video/ Ferri i Monumental - Boca nuk dëshiron të luajë, shtyhet

Vazhdon të mos luhet, ka një tjetër orara për Superklasiken e kthimit të Kupës Libertadores, por Boca Juniors nuk dëshiron të luajë në këto kushte, pas sulmit që iu bë autobusit të tyre gjatë ardhjen në Monumental, me gurë e gaz lotsjellës. Conmebol, pavarësisht përplasjeve, ka vendosur ta shtyjë përsëri ndeshjen: starti parashikohet në 23:15, ndërkohë që më parë ishte menduar për orën 22.

https://www.youtube.com/watch?v=3UV1IS9NhzE

Video tregon gjendjen e lojtarëve të Boca Juniors në dhomat e zhveshjes, ku disa prej lojtarëve janë ande të tronditur dhe kanë ndjesinë e të vjelltit. Katër Xeneizes mbetën të plagosur nga sulmi: më rëndë janë Pablo Pérez e Gonzalo Lamardo, probleme edhe për Leonardo Jara e Nahitan Nández. Dy të parët janë transportuar në spital me ambulancë, duke qenë se kanë cifla xhami në sy. Të tjerët janë të intoksikuar për shkak të gazit lotsjellës, si Ramón 'Ëanchope' Ábila e Darío Benedetto që kanë mbuluar fytyrën me fanella. Pérez ndërkohë po kthehet në stadium për të qendruar me skuadrën.

BOCA NUK DO TË LUAJË

Është një situatë lufte dhe duke parë edhe barazimin e ndeshjes së parë Boca Juniors nuk është aspak e avantazhuar. Zv/presidenti Dario Richarte ka deklaruar për Fox Deportes vullnetin e Boca për të mos luajtur: "Mund të them se ajo që ndodhi është një katastrofë. Kemi lojtarë të plagosur e nuk janë në gjendje të zbresin në fushë". Konfederata, edhe pse e njeh zyrtarisht se Pérez e Lamardo nuk mund të luajnë, i ka kërkuar formacionin zyrtar drejtuesve të xeneizes e teknikut Guillermo Barros Schelotto.

GALLARDO REFUZON

Edhe Marcelo Gallardo nuk dëshiron të luajë ndeshjen dhe këtë gjë ia ka komunikuar drejtuesve të River Plate. Muñeco ka përsëritur se nuk janë kushtet dhe është solidarizuar me rivalët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI