Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Teuta pa spektakël i afrohet kreut: 5 fitore në 7 ndeshjet e fundit për teknikun Shkëmbi

Lapsi.al 24 November 2018
Video/ Teuta pa spektakël i afrohet kreut: 5 fitore në 7 ndeshjet e

Pa ndonjë shkëlqim të vecantë, por me sigurinë e krijuar javë pas jave, Teuta thyen në Niko Dovana Luftëtarin, për ta cuar në 5 serinë e ndeshjeve pa humbje në kampionat. “Shumë të rëndësishme janë pikët. Ne luajmë një futboll të mirë, nuk bëjmë spektakël, por asnjë skuadër nuk bën spektakël”.

I mjaftoi bregdetarëve të Shkëmbit goli i shpejtë i Kallakut, për të mbajtur nën fre Luftëtarin e Mezanit, që bëri pak për të legjitimuar emrin që mban. “E vërtetë, ishim në gjumë minutat e para – tha Mezani -. Ia kërkoja çunave, sepse çështja e përqendrimit është e rëndësishme, dhe shpresoj të jetë e para dhe e fundit, që pësojmë kaq herët. Kundërshtari nga gjeti të papërgatitur”.

 

Kontrollin e lojës durrsakët e mbajtën, pa u tërhequr prapa, madje duke përdorur daljet e shpejta dhe tentativat nga distanca, që nuk e surprizuan asnjëherë Rucin. Me një mbrojtje solide dhe garancitë që vinin në mesin e fushës, Shkëmbi nuk rrezikoi pothuaj asgjë në pjesën e parë, duke e mbajtur kundërshtarin larg.

Në fakt nuk ishte mission i vështirë, duke qenë se për Shkurtajn u kujdesën mirë shtatlartët e qendrës, duke i lënë pak, ose edhe aspak hapësirë. E në nervozizmin për një lojë të pamundur, Lufëtari rrezikoi të kapitullonte në më shumë se një rast. Presingu lart i durrësakëve ishte celësi i suksesit të ndeshjes dhe shëkmbi pati inteligjencën të kuptonte se edhe pa sforco mund të mbante në shtëpi tre pikë të rëndësishme, që e afrojnë me objektivin.

Ishte mbrëmja jo për bluezinjtë, që mund ta zgjidhnin situatën vetëm individualisht, e tentoi Rroca, por edhe aty pa sukses, duke mos e shmangur dot humbjen e 9 në 14 javë. Nuk zbret në pozita skuadra e Mezanit me 13 pikë, por ideja për të përsëritur fitoren 3-1 të fazës së parë mbeti mirazh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI