Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Cristiano Ronaldo bën historinë, vetëm një lojtar i Juventus mund të matet me CR7

Lapsi.al 25 November 2018
Cristiano Ronaldo bën historinë, vetëm një lojtar i Juventus

Juventus nuk ndalet më (fitorja e 12 në 13 ndeshje e starti më i mirë i të gjitha kohërave në Serie A) e bashkë me skuadrën edhe njeriu simbol i saj, Cristiano Ronaldo, që me golin e shënuar ndaj Spal, i dhjeti sezonal që kur është veshur bardhezi, jo vetëm është bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 9 rrjeta, por edhe ka hyrë direkt në historinë e bardhezinjve.

Kundër Spal, në të 29', ka mbërritur edhe goli i 9 në 13 javë, duke barazuar sulmuesin e Genoa Piatek, në krye të klasifikimit. E përvec kësaj, ka një të dhënë që duhet të bindë edhe më kritikët: Cristiano ka marrë pjesë aktive në 52% të golave të skuadrës së Allegri në kampionat.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/lp/LPy6.mp4

Portugezi për të 14 sezon rradhazi mbërrin në shifra dyshe - këtë herë 9 gola në kampionat, një në Champions League - e shton një tjetër viktimë në koleksionin e tij. Skuadrat kundër të cilave ka shënuar, bashkë me Spal, bëhen 140. CR7 konfirmohet kështu shënuesi më i mirë në Europë për 2018: 33 vjec dhe 31 gola në një vit kalendarik.

Një debutim spektakolar, që e ka futur Ronaldon në histori: vetëm një lojtar i bardhezinjve në histori mund të matet me portugezin. CR7 është i pari që nga Pietro Anastasi në sezonin 1968-69 që shënon 9 gola në 13 ndeshjet e para për klubin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI