Flash

Rama: Me propozimin e Ridvan Bodes për Bankën e Shqipërisë i shërbejmë vendit

Lapsi.al 25 November 2018
Rama: Me propozimin e Ridvan Bodes për Bankën e Shqipërisë i

Kryeministri Edi Rama me anë të rubrikës, #Përgjigjaime ka reaguar në lidhje me propozimin e Ridvan Bodes në lidhje me kandidaturën e tij për ne Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në përgjigje të një komenti në Facebook, ku një qytetar akuzonte Ramën se me propozimin e Ridvan Bodes po kërkon të tërheqë vëmendjen nga shembja e shtëpiave në Astir, kryeministri deklaroi se me propozimin e ish-ministrit të Financave të Sali Berishës, po zgjidhet t'i shërbehet vendit dhe jo partisë.

Rama ka thënë se Boden e ka takuar vetëm një herë, dhe ky takim është bërë në rrethana jashtë politike.

“Ridvan Boden e kam takuar një herë në jetë, në rrethana jashtë politikës kur ai nuk ishte një ish-deputet. Arsyeja e propozimit tim dhe a e ka tradhtuar ai partinë apo partia atë, këtë debat bëheni në klubin e SHQUP-it, pasi Banka e Shqipërisë nuk është as e partive dhe as e Kadrinjve. Me propozimin e Bodes për Bankën e Shqipërisë, zgjedhim t’i shërbejmë vendin dhe jo tepsisë e partisë.”, u shpreh Rama.

 

11

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI