Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Salianji: Të arrestuarit u dënuan pa asnjë provë (VIDEO)

Lapsi.al 25 November 2018
Salianji: Të arrestuarit u dënuan pa asnjë provë (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e konsideroi si standard të zi në Republikë vendosjen e masës së sigurisë për banorët e Astirit.

 “Sot është vendosur një standard i zi në Republikë, kur nëse trafikant, përdhunues, kriminel, bëhesh kryetar bashkie si Vangjush Dako, Elvis Roshi, si Prenga, si Ndoka, etj dhe nëse je protestues për të mbrojtur familjen tënde, pronën, dënohesh pa prova dhe pa ligj duke shkelur themelet e së drejtës”, tha ligjëvësi pas seancës në gjykatën e Tiranës, për masën e sigurisë dhënë për banorët e arrestuar lidhur me protestën e së enjtes së kaluar para parlamentit.

“Prokuroria nuk kishte asnjë provë. Në mënyrë të turpshme, prokuroria tha se kemi prova 5 bidona dhe materiale plastike, prova tjetër ishin dy restela dhe dy pankarta me mbishkrime. Mbi këtë bazë jo vetëm u dënuan sot pasi të gjithë janë me masë sigurimi.  Të gjithë qytetarët që u paraqitën para gjykatës pa prova dhe pa ligj me vullnetin e Edi Ramës dhe Arta Markut mbahen sot të izoluar apo me detyrim. Qytetari që sot u dënua me arrest me burg, të gjithë e kanë parë që ai nuk është arrestuar në flagrancë. Edhe me ligj lufte ndalohet kur ka shenjat e spitalit. A i keni parë qytetarët e tjerë që sot janë marrë zvarrë? A e dini ju që nuk janë bombat, shashkat që shiten në çdo cep të Tiranës. A e dini se Policia e Shtetit dhunon çdo ditë qytetarët e Tiranës”, u shpreh deputeti demokrat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI