Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Superklásikja/ Conmebol: River-Boca nuk luhet. Të martën zgjidhet data

Lapsi.al 25 November 2018
Superklásikja/ Conmebol: River-Boca nuk luhet. Të martën
River Plate-Boca Juniors nuk luhet. Superklásikja është shtyrë akoma, për një datë të pacaktuar. Një vendim i hidhur, pas ferrit që shpërtheu të shtunën dhe kaosit të së dielës, me të plagosur, arrestuar e një gjendje tensioni që ka bindur drejtuesit e Conmebol të mbërrinin në një vendim drastik. Asgjë nuk dihet për datën kur do të zhvillohet finalja e kthimit e Kupës Libertadores, edhe pse nuk është e pamundur ideja e një 3-0 në tavolinë në favor të Xeneizes. Mbyllen kështu dy ditë dramatike me vendimin që ka kënaqur River Plate e Boca Juniors, pas paktit mes xhentilmenesh të së shtunës (të mos luhet pa kushte të barabarta), kur duhej të luhej rregullisht ndeshja në Monumental. Presidenti Alejandro Domínguez: "Faji nuk është i Conmebol, nuk janë kushtet për të diskutuar një ndeshje në kushte të barabarta. Është një turp që për disa persona na u desh të heqim dorë nga finalja". Media argjentinase kanë treguar në fakt se është mundësia që të skualifikohet stadiumi Monumental, e nëse ndodh, finalja e kthimit do të luhet të Abu Dhabi në 8 dhjetor, sepse javën e ardhshme është e pamundur të luhet në Buenos Aires për shkak të G20. VENDOSET TE MARTEN Data e re e finales do të vendoset në Paraguay, në Asunción, në një mbledhje mes Conmebol e drejtuesve të dy klubeve të martën në 27 nëntor. ANGELICI: PERPARA ME KERKESEN PER FITORE NE TAVOLINE Daniel Angelici ka përsëritur arsyet e Boca Juniors për kërkesën e fitores në tavolinë, duke iu referuar mbrëmjes së 14 majit 2015, kur sulmi me spray ndaj lojtarëve të River ndërpreu ndeshjen dhe bëri që Conmebol të jepte fitoren në tavolinë 0-3 për Millionarios në Bombonera për cerekfinalen e kthimit të Copa Libertadores (jo jashtë stadiumit dhe jo një orë para ndeshjes). D'ONOFRIO: DO TE LUAJME NE SHTEPINE TONE ME TIFOZET TANE Rodolfo D'Onofrio ka komentuar kështu vendimin për të shtyrë Superklásiken dhe kërkesën e Boca Juniors për ndeshjen në tavolinë. Presidenti i River Plate dënoi dhunën dhe tha: "Nuk kam dyshime se ndeshja do të luhet. E gjithë kjo që kërkon Boca pas paktit të djeshëm do të ishte mungesë e fjalës së dhënë. Nuk ka dyshime që finalja do të luhet në stadiumin tonë e me tifozët tonë. Pastaj të shohimkush do të jetë kampion i Libertadores".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI