Flash

Të Përndjekurit thirrje trupit diplomatik: Të lirohet i burgosuri politik Dorjan Protoduari

Lapsi.al 25 November 2018
Të Përndjekurit thirrje trupit diplomatik: Të lirohet i burgosuri

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në qeli, protestuesin Dorjan Protoduari, ku kërkon lirimin e këtij të fundit.

Vendimin ndaj tij, kjo shoqatë e krahason me vendimmarrjet sipas politikës penale të luftës së klasave të aplikuar ndaj kundërshtarëve politikë gjatë komunizmit.

"Kërkojmë nga përfaqësitë diplomatike perëndimore SHBA, BE e të tjera të ushtrojnë presionin e tyre ndaj autoriteteve shqiptare për të liruar të burgosurin politik Dorjan Protoduari." - thuhet në deklaratën e Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 10 prej 11 të arrestuarve pas protestës tek parlamenti.

Në burg ka mbetur vetëm Dorjan Protoduari, i riu që u arrestua tek Spitali i Traumës pak orë pas protestës tek parlamenti.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn. Ndërsa për 5 të tjerë: Erald Muçaj, Ali Nalic, Alban e Paolo Ahmetcenaj dhe Lulzim Dozhanin prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Deklarata: 

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelitë nga 10 nga 11 personat e arrestuar nga policia për protestën e dhunshme para Parlamentit të enjten e shkuar (22 tetor).

Në qeli ka mbetur vetëm  Dorian  Protoduari, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Ky vendim e kthe drejtësinë  shqiptare  tek vendimmarrjet  sipas  politikës penale të luftës së  klasave te aplikuar ndaj kundërshtarëve politikë gjatë diktaturës komuniste .

Ne e konsiderojmë lënien ne burg në burg vetëm të Dorjan Protoduarit  një vendim politik i gjykatës të kontrolluar nga qeveria.

Protoduari është i vetmi nga të arrestuarit  qe vjen nga një familje, nga me të përndjekurat politike te diktaturës komuniste ne Shqipëri  gjë që për ne përben edhe arsyen  e vetëm te veçimit te tij nga te arrestuarit e tjerë dhe te lënies  ne burg ne mënyrë te pa ligjshme prej gjykatës.

Nuk është hera e parë qe forcat e sigurisë dhe drejtësia  venë ne shënjestër  e zbatojnë politika penale të  motivuara nga lufta e klasave ndaj të përndjekurve politike antikomuniste.

Këtë ne antikomunistet e përndjekur politike te indinjuar nga ky vendim selektiv e politik i Gjykatës nën presionin e hapur të qeverisë  i bëjmë  thirrje  institucioneve të drejtësisë te heqin dore nga lufta e klasave  dhe te lirojnë  Dorjan Protoduarit që ne e konsiderojmë si të burgosur politik.

I bëjmë thirrje  qeverisë të heqë  dorë nga politikat e luftës se klasave  të trashëguar nga pasardhësit e saj politikë, juridikë e gjenetikë.

Kërkojmë nga përfaqësitë  diplomatike perëndimore SHBA, BE  e të tjera të ushtrojnë  presionin  e tyre  ndaj autoriteteve  shqiptare për të liruar të burgosurin politik Dorjan Protoduari .

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI