Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Reginaldo shtyn Cungun gjatë zëvendësimit, tekniku nuk e bën dramë

Lapsi.al 25 November 2018
Video/ Reginaldo shtyn Cungun gjatë zëvendësimit, tekniku nuk e

Armando Cungu e Reginaldo nuk është herë e parë që konfliktohen e ndoshta nuk do të jetë as e fundit, por sjellja e mozambikasit gjatë zëvendësimit, në minutat e fundit të ndeshjes së fituar 0-2 në Kamëz, tregoi se gjërat mes të dyve vazhdojnë të jenë të acaruara përtej aparencës.

Sulmuesi, shënuesi më i mirë i Kukësit në këtë kampionat, nuk e ka pritur mirë zëvendësimin, duke refuzuar përgëzimin e teknikut shkodran: "Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ishte vetëm një keqkuptim, diçka kalimtare. Nuk duhet të diskutohet", ka dashur të ulë tonet Cungu pas ndeshjes.

Në fakt të dy kanë nisur problemet, që kur dy muaj më parë Cungu e akuzoi mozambikasin se luante për vete dhe jo për skuadrën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI